Agro Kartela

Mbrojtja gjatë muajit prill

Shkruan:
AGRO.al

Kushtet klimatike të muajit mars, me pak më shumë lagështi krijuan kushte të favorshme për një zhvillim të fuqishëm të sëmundjeve të kulturave bujqësore.

Për kulturat në serra

Situata fitosanitare do të jetë: vrugu i domates i cili do të parazitojë në frutat e domates.
Njollosja kafe e domates, do të dëmtoje shumë rëndë masën vegjetative të bimëve; Alternaria, Botritisi, Vyshkja bakteriale do të jenë probleme prezentë.

Në trangull, bostan, kungull, pas 10-ditorit të parë pritet infeksion nga vrugu si dhe prekje nga Botritisi.
Në spec priten infeksione nga vrugu i kërcellit Phitophtora capsici si dhe botritisi. Krahëbardha, Afidet, Liriomiza, merimanga, tripsi në trangull do të jenë organizma të dëmshme shoqëruese të perimeve në serra.

Kontrolli të realizohet mund me insekticide, por duke bërë alternimin e tyre për të shmangur fenomenin e rezistencës. Në serrat me infeksion të lartë nga nematodet, pritet dhënia e tipareve të demit nga ky parazit.

Pemët frutore-farore

Të ndiqet me kujdes dinamika e sëmundjeve kromës së mollës dhe hirit, të cilat janë shfaqur gjate kësaj kohe. 3-Pemët frutore bërthamore.

M. persicae dhe morri i trungut do të shfaqen në pemët frutore. Në kumbull e kajsi, priten dëmtime nga breznia e pare e cidiave si dhe vazhdimësi e infeksioneve nga afidet.

Kultura e hardhisë

Në vazhdim të muajit do të kemi infeksione nga hiri në varësi të ecurisë se motit. Të kryhen trajtime me intervale 10-14 ditore me preparate sistemike të alternuara me ato të kontaktit për sëmundjet dhe me preparatet sa me pak të dëmshëm për entomofaunen e dobishme për të mos renduar me tej problemin e këpushave eriofide.

Shalqin me tunel

Të tregohet kujdes për luftimin e kalbëzimit të rrënjëve, duke përdorur gjate vaditjes me pika produktet që kontrollojnë këtë patogjene.

Ky shkrim nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Portalit Ferma Ime. Përgjegjësin e bart autori i këtij shkrimi

Nga i njëjti ekspert

Sallata dhe spinaqi në ambiente të mbyllura

Gjate muajit janë vërejtur shenja të shfaqjes se vrugjeve. Kjo ka ardhur si rezultat i lagështirës se tepërt të kësaj periudhe. Ndaj edhe në vazhdim të aplikohen trajtime...

Higjiena e mjeljes dhe manipulimi i qumështit në bagëtitë e imta

Pasi jemi ne periudhën më intensive të prodhimit te qumështit nga delet dhe dhitë, fermerët e bagëtive te imta duhet te kenë parasysh se higjiena e mjeljes dhe manipulimi i...

Kultivimi i patates

Origjina e patates është nga vëndet e Amerikës, si: Peruja, Kili, etj. Në Europë mendohet të ketë ardhur nga Spanjollet pas zbulimit të Amerikës. Sot në botëmbillen ...

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mrekullitë e Hithrës!

Hithra (Urtica) është një nga bimet më të njohura në fushën mjekësore. Në përbërie të saj gjenden disa komponentë si...

Hudhra 100 herë më e fuqishme se antibiotikët

Testet zbuluan se kompleksi, diallyl sulphide, është një mbrojtës shumë i mirë për organizmin dhe shumë i vështirë për ...

Mbështetësit

Partnerët